Autoritetet kineze kanë marrë një vendim drastik dhe të rëndësishëm për fatin e viktimave të koronavirusit. Trupat e pajetë duhet të digjen në afërsi të vendit ku kanë vdekur. Varrimi dhe të gjitha ritet e tjera janë të ndaluara.
“Trupat e infektuar nuk duhet të transportohen në një rajon tjetër dhe as të varrosen”, -bënë të ditur zyrtarë të Komisionit kombëtar për Shëndetësi.
Ata fillimisht duhen dezinfektuar dhe të futen nëpër thasë, që më pas të vulosen nga punonjësit shëndetësor, ku nga ai moment nuk duhet të happen më.
Personat e angazhuar për djegien e trupave do ta kryejnë punën e tyre me veshje speciale, që gjithashtu do të kenë mjete të veçanta transportuese.
Trupat duhet transportuar gjatë një linje të definuar në detaje, dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes do të digjen sipas instruksioneve të dhëna nga autoritetet përkatëse.








































