Google search engine
Home Aktualitet Kaloi tre postblloqe dhe plagosi 5 persona në Elbasan, zbardhet dëshmia e...

Kaloi tre postblloqe dhe plagosi 5 persona në Elbasan, zbardhet dëshmia e parë e Aldrion Shehut në Polici: Po më ndiqte…

0
291

Aldrion Shehu duke drejtuar një makinë tip “Passat” kaloi tre postblloqe nga Pogradeci në Elbasan duke e detyruar policinë që të ndërhyjë forcërisht për ndalimin e tij.

Në këtë mënyrë, forcat e rendit i kanë hedhur zinxhirë me gozhdë për çarjen e gomave të makinës së Aldrion Shehut duke bërë që ai të kalojë në anën tjetër të rrugës, gjë e cila solli edhe përplasjen me mjete të tjera.

Nga ngjarja mbetën të plagosur 5 persona, mes tyre edhe një efektiv policie i quajtur Eugen Abdurrazaku.

Në dëshminë tij në Polici 27 vjeçari është shprehur në komisariat se po e ndiqnin që nga Devolli.

Sipas tij, një fuoristradë i ishte vënë nga pas që në Devoll duke e detyruar të largohej me shpejtësi dhe rrjedhimisht nuk i ndaloi postblloqeve të policisë.Policia është duke verifikuar këtë version të të riut, i cili e ktheu në një zonë lufte rrugën në hyrje të qytetit të Elbasanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here