Google search engine
Home Politike “Çdo anëtar i BKH ti nënshtrohen testit”, ambasadorja Yuri Kim jep mesazhin...

“Çdo anëtar i BKH ti nënshtrohen testit”, ambasadorja Yuri Kim jep mesazhin e fortë pas certifikimit të 5 ekspertëve të poligrafisë

0
365

Ditën e sotme janë certifikuar 5 ekspertët që do të përdorin “makinën e  së  vërtetës” për kandidatët për kreun e BKH-së. Ky proces do të drejtohet nga kreu i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku. Në këtë ceremoni ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë,  Yuri Kim ka deklaruar se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

“Është një gurë shumë i rëndësishëm. Përparimi i Reformës  në Drejtësi është element i rëndësishëm i të ardhmes tuaj. Jam e kënaqur që të shohë suksesin e 5 këtyre studentëve që bënë 400 orë në shkencat e poligarfisë. Kanë studiuar psikologjinë teknikat e intervistimit dhe teknikat  e testit. Instruktorja e ka vlerësuar përkushtimin e tyre dhe disiplinën e tyre në kurs. Dua të shpreh falenderimin tim për eksperten Lori Kosiarek. Për punën që ka bërë. Zonja Kosiarek i ka bërë këto studente pjesë e jetës së saj dhe do të punoj në praktikë për ta. më leni ta përsëri prapë është një moment shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, por edhe të diplomuarëve. Shqipëria ka ligjin e ri për Spak-un që kërkon që anëtarët e BKH ti nënshtrohen testit të poligrafit. Këto ekzaminues do të sigurojë aftësi për të zbatuar në bazë të ligjit të ri të SPAK.  Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe për të zbatuar shtetin ligjor.
Përveç të testuarve jemi këtu për testin e poligrafit. Kjo ministri do të bëjë kontrollin e BKH që ta vendosë në zbatim BKH. ” tha Yuri Kim.”, u shpreh ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike. Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik.

Makina e të vërtetës, përdoret nga FBI-ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate. Ndërsa në Tiranë se së bashku me aparaturën për asistencë do të mbërrijnë dhe specialistë të FBI-së, me qëllim përdorimin e saj, gjatë testimit të oficerëve që do jenë përzgjedhur për tu bërë pjesë e kësaj strukture hetimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here