Avokati Edmond Dema ka treguar për mediat telefonatën e fundit që ka patur me Andon Mëshillajt, i cili sot u gjet i pajetë në qelinë e burgut të Peqinit ku vuante dënimin përjetë.
Autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes së Andon Mëhillajt i dënuar me burg përjetë si pjesë e grupit të Julian Sinanajt. Ndërkohë familjarëve u është thënë se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak.
“Dy muaj më parë kemi folur për herë të fundit. Kishim tre vite që kishim bërë rekurs dhe prisnim që të ngrihej gjykata e Lartë. Ai priste të ngrihej Gjykata e Lartë pasi shpresonte pafajsinë. Pritja mesaduket i ka dobësuar mendjen dhe zemrën.”
Di që ka pasur në xhepin e xhaketës së tij, fotografinë e dy fëmijëve të cilët i ka pasur shumë problem dhe për t’i takuar dhe për jetën e tyre, si çdo prind. Në shtyp lakohet shumë keq, edhe pse nuk e dinë se çfarë ka ndodhur. Ai ka qenë një njeri normal, pavarësisht se ka pasur çedime në sjelljen e tij për shkak të problemeve pronësore që kishte në atë kohë por nuk ka qenë njeri kriminel dhe që të vriste, as ka prekur armë me dorë është vërtetuar kjo nga hetimi dhe gjykimi, as ka goditur ndonjë vetë dhe as ka dhënë ndonjë urdhër për të vrarë siç thuhet dhe lidhje me biznesmenë për të marrë para. Nga hetimet që unë kisha bërë vetë, familja e tij jeton në një vend në Itali, janë nën minimumin jetik, janë dy të sëmurë pleq, ka vetëm një vëlla dhe ata i dërgonin herë pas herë nga 100 euro-200 euro. A mund të ishte një kapo bande siç thonë që të pranonte nga dy prindër pleq t’i dërgonin nga 100 euro për të blerë ushqime për fëmijët? Këto janë në dosjen gjyqësore. Ishte një njeri si gjithë të tjerët, punonte për fëmijët, pavarësisht se disa probleme për pronat e çuan në këtë rrugë”, tha avokati për mediat.









































