Google search engine
Home Aktualitet Operacioni i bujshëm/ Shkatërrohet organizata e heroinës në Spanjë, ‘truri’ i bandës...

Operacioni i bujshëm/ Shkatërrohet organizata e heroinës në Spanjë, ‘truri’ i bandës një shqiptar

0
319

Njëmbëdhjetë persona, ku një prej tyre shqiptar u arrestuan si pjesë e një operacioni të përbashkët anti-drogë që çoi në sekuestrimin e 20 kg heroinë, raportuan këtë të hënë mediat spanjolle.

Mediat spanjolle shkruajnë se janë bërë katër bastisje në banesa në Illa de Arousa, Vigo, Carballo dhe Madrid, si dhe një anije industriale në Humanes. U sekuestruan 20 kg heroinë, 40,000 euro, 11 automjete, një armë gjahu dhe një armë simuluese, makineri për paketimin e drogës, telefona dhe kompjutera.

Sipas hetuesve, organizata kishte një drejtues me origjinë shqiptare, i cili vendoste kontakte me blerës të ndryshëm në Galicia, si dhe kryente negociatat përkatëse.

Nga hetimet ka rezultuar se organizata, e kalonte drogën nga Spanja në vende të tjera të Europës, kryesisht Holandë, duke e fshehur në automjete që imparkoheshin në anije.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here