E menjëhershme ka qenë përgjigja e PD ndaj avokatit të biznesmenit Edmond Bego, Ardian Leka, i cili paralajmëroi se opozita do të përballet juridikisht për akuzat se klienti i ti ka marrë mbi 14 milionë euro nga tendera publikë.
Ish-deputeti demokrat, Endri Hasa, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se Bego i ka marrë këto para publike, në mënyrë të paligjshme, përmes miqësisë me numrin dy të PS, Taulant Balla.
Mesazhi i Endri Hasës:
Taulant Balla të mos fshihet pas avokatit të mikut të tij trafikant droge, por të dalë nga skuta e tij luksoze dhe ta mbrojë vetë Edmond Begon. Pasuria e mikut të Taulant Ballës duhet të jetë që sot objekt verifikimi nga ligji anti KÇK, pasi Edmond Bego është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
Pas miqësisë me Taulant Ballën, Edmond Bego ka marrë mbi 14 milionë euro para publike në mënyrë të paligjshme.
1. A gjen dot Policia rrugën që të verifikojë mikun trafikant droge të Taulant Ballës?
2. A do të verifikojë edhe pushtetarët që po e mbështesin atë për të pastruar paratë e drogës me projektin 60 milion euro të zhvendosjes së Lumit Lana ?
Me propagandë bajate nuk mund të mbulohet dot e vërteta: KÇK nuk e lufton dot KÇK!








































