Google search engine
Home Rajoni Kosova Kërkoi të ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, Vjosa Osmani merr...

Kërkoi të ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, Vjosa Osmani merr surprizën e pakëndshme

0
284

Kreu i Vetëvendosjes, dhe njëherësh kandidati për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti, ka bërë propozimin e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Zëvendëskryeministër i parë ndërkaq është propozuar Avdullah Hoti nga LDK-ja.

Zëvendëskryeminsitër i dytë është propozuar Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Vjosa Osmani pritet që të marrë drejtimin e Kuvendit, çka solli dhe një përplasje brenda LDK-së.

Osmani kishte kërkuar që të ishte në krye të Ministrisë së Brendshme dhe zv.kryeministre, por kjo nuk iu pranua nga qeveria e saj, duke vendosur në këtë pozicion Agim Veliun.

Këta janë emrat e ministrave:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here