Ish- kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Zërin e Amerikës ka reaguar për shkrimin e kësaj të fundit se nga 35 paditë e mazhorancës kundrejt opozitës në dy vitet e fundit për shpifje, më i padituri nga Rama ishte Berisha.
Berisha thotë se Rama kërkon të lajë shpirtin e zi katrak me gjykatat që kontrollon.
“Edi Rama vetë, ka fantazuar dhe inskenuar sharjet dhe shpifjet më të ndyra nuk është paditur. Ka paditur ai, por jo unë. Ka të tjerë që kanë ndërtuar vila duke shpif cdo ditë për Sali Berishën, por ata nuk kanë marrë ndonjëherë padi nga Sali Berisha, cilido, politikan gazetar apo qytetar. Unë besoj, se rregulli i artë në çdo rast është përgënjeshtrimi. Në rast se nuk pranon të përgënjeshtrosh, atëherë duhet të dish, se mund të përballesh me ligjin”, u shpreh Sali Berisha për VOA.
Ish- kryeminsitri Berisha e lidh numirn e lartë të padive të kryeministri Rama në gjykatë gjatë dy viteve të fundit, me presionin që ushtron shefi i qeverisë ndaj gjykatësve, siç thotë ai, në një kohë kur ata presin t’i nënshtrohen proçesit të Vettingut.
“Edi Rama ka zgjedh tani të bëjë paditë, që ka fut në dorë drejtësinë dhe i urdhëron të japin vendimet siç do ai. Nuk ka asnjë shpifje në qëndrimet e mija. Por natyrisht unë nuk çensuroj, kurrë akuza që bëhen nga qytetarët e thjeshtë. I kam publikuar dhe do vazhdoj t’i publikoj”, vijoi Berisha.








































