Albin Kurti ka marrë votat e mjaftueshme në Kuvend dhe është zyrtarisht kryeministri i Kosovës. Ishin 66 deputetë që kanë votuar pro qeverisë së re, dhe 10 abstenime.
Seanca nisi me prezantimin e programit nga Albin Kurti, tanimë kryeministër i Kosovës, për të vazhduar me deklaratat e grupeve parlamentare dhe prezantimin e kabinetit qeveritar nga Kurti.Ndërkohë, për më shumë se tri orë, qeveria VV-LDK u kritikua nga deputetët e opozitës.
Qeveria do të ketë 15 ministri, ku prej tyre gjashtë i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tri minoriteteve.








































