Google search engine
Home Bota Vihet alarmi/ CORONAVIRUSI po merr përmasa të frikshme, dy persona të prekur...

Vihet alarmi/ CORONAVIRUSI po merr përmasa të frikshme, dy persona të prekur edhe në një tjetër shtet

0
282

Dy persona janë konfirmuar se janë prekur nga Koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar. Këto raste janë konfirmuar nga vetë ekipi mjekësor i Britanisë.

Të dy personat e prekur nga virusi janë anëtarë të së njëjtës familje të cilët tani janë në kujdesin mjekësor të NHS.

”Ne kemi qenë duke u përgatitur për rastet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe kemi masa të fuqishme të kontrollit të infeksionit për t’u përgjigjur menjëherë,” ka thënë doktor Chris Whitty.

Deri më tani 213 njerëz kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 10.000 janë të prekur.

Ndërkaq, ka pasur 98 persona të prekur nga koronavirusi në 18 vende te tjera dhe kjo përhapje kaq e shpejtë ka sjellë alarm.

Kujtojmë se ditën e djeshme është shpallur emergjencë globale për koronavirusin nga OBSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here