Dy aktorët, Rezart Veleshnja dhe Drilon Hoxha kanë nxitur një debat mes njëri-tjetrit, pas një videoje që aktori i Portokallisë, Veleshnja ka postuar në rrjete sociale.
Në videon e regjistruar nga vetë aktori, Veleshnja shprehet: “Po mir mo vlla, po si s’më ke nxjerrë tek posteri fare ti mu më vlla. Ik re Drilon ik, ik se e kam fajin unë, e ke në rregull ti, tund k*rin.”
Menjëherë ka ardhur reagimi i aktorit, Drilon Hoxha, që rrëfen se kjo video i erdhi nga një aktor ‘i madh’.
“Ndërkohë që po jepja intervistë për punën time, në dorën që kisha në xhep me erdhi një video nga një aktor i “madh” …
(faleminderit nga zemra publikut që di të dallojë artistët! Folet ju për mua. Ju dua !),”- shkruan Drilon Hoxha në profilin e tij në Instagram.
Nuk dihet se cilat janë shkaqet që kanë nxitur sulme nga ana e Rezart Veleshnjes ndaj Drilon Hoxhës, por tashmë jemi në pritje të një përgjigjeje nga Veleshnja, për këtë video me fjalorin banal.









































