Google search engine
Home Aktualitet Rrëmbyen dhe vranë 49-vjeçarin, Gjykata jep masën e sigurisë për 5 të...

Rrëmbyen dhe vranë 49-vjeçarin, Gjykata jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit/ ‘Zbërthehet’ njëri prej tyre: Po Jan Prenga ishte në resort!

0
301

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 5 te arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, konkretisht:

Gjykata vendosi:

-Bajram Hajti arrest me burg

-Leonard Hajri arrest me burg

-Olsi Turja arrest në burg

-Elton Hajri arrest në burg

-Festim Bexhdili arrest në burg

Deri më tani në pranga kanë rënë Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes, Festim Bexhdili  dhe shoku i tyre Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak

Këta persona akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas burimeve të ABC News mësohet se në proces verbalet që policia ka hartuar në ngarkim të tyre, ata nuk kanë qenë dakord me akuzën e ngritur nga prokuroria, dhe nuk kanë pranuar të kenë qenë pjesëmarrës të pengmarrjes së Jan Prengës.

Sipas burimeve, një prej të arrestuarve ka pranuar të bashkëpunojë deri diku me Prokurorinë. Ai ka pranuar se trupi i Jan Prengës ka mbërritur në resortin “Golden” në Shijak, por më tej nuk mësohet se çfarë ka deklaruar tjetër ky person.

Gjatë prezantimit të gjeneraliteteve në seancën e sotme gjyqësore, rezultoi se Leonard Hajri është i dënuar edhe më parë për trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here