Prej ditësh po përflitet për rrëmbimin dhe ekzekutimin makabër të Jan Prengës, fatin e të cilit e zbuloi Policia. 49-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e dhunimit barbar që është ushtruar ndaj tij, në përpjekje për ta rrëmbyer dhe për ta çuar drejt një resorti në zonën e Shijakut.
Ndërkohë familjarët e Jan Prengës, në një prononcim për Fax News janë shprehur se 49-vjeçari nuk ka pasur dijeni për problemet e vëllait në Angli.
“Ai ka parë gjithmonë punët e veta. Në nuk dinim që Jani të ketë patur probleme. Ditën e rrëmbimit nuk kemi marrë pajtues gjaqesh, nuk kishim dijeni. Po të kishim dijeni do të bashkëpunonim me policinë. Po të dinte problemet e vëllait në Angli do të ruhej. E kemi mësuar lajmin nga mediat. Kërkojmë nga shteti të gjendet trupi i tij”- janë shprehur familjarët jashtë kamerave, duke nxjerr ‘blof’ kështu edhe Klodiana Lalën e cila tha dje se ata kishin marrë edhe pajtues gjaqesh.









































