Janë mbyllur sot aplikimet për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së), institucioni më i ri i sistemit të drejtësisë ose ndryshe FBI-ja shqiptare.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja bën me dije se janë 40 aplikime, 7 prej tyre femra. Kandidatët vijnë nga detyra të mëparshme si zyrtarë policie, por ka dhe pedagogë, prokurorë, Oficer të Policisë Gjyqësore etj.
“Aplikimet për pozicionin e Drejtorit të BKH-së janë mbyllur. Kam kënaqësinë t’ju informoj që në total kanë aplikuar 40 persona, nga të cilët 7 janë femra. Shikoni më poshtë listën e personave që kanë aplikuar. Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të indentifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore sipas Ligjit për SPAK-un (Ligji Nr.95/2016 ‘Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’). Të hënën në 3.02.2020, ne do të shpallim emrat e atyre që plotësojnë kriteret dhe që do të ftohen të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes”, shkruan në faqen zyrtare të BKH, Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme.
Artur Beu, një prej aplikantëve është pjesë e strukturave të policisë; Atnan Shehu oficer i Krimeve të rënda; Ardian Çipa tek drejtoria e policisë së shtetit, Dritan Osmani oficer në gardën e Rrepublikës, Bujar Madani oficer i policisë gjyqësore, Artan Shkëmbi kreu i forcës së Ligjit; Ervin Hodaj pedagog pranë akademisë, ish drejtor i policisë Tiranë; Gentjan Shehaj ish drejtor i policisë Vlorë; Eduart Merkaj zyrtar i policisë kufitare; Adriatik Ago-zv/ drejtor i përgjithshëm i SHÇBA; Krenar Ahmeti- ish-zyrtar i policisë rrugore, Pëllumb Seferi- ish-shef i Interpol, Saimir Shehri-ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili Drejtori i përgjithshëm i burgjeve; Ylli Pjeternikaj prokuror.
Lista e aplikantëve për Drejtor të BKH-së
Adriatik Ago
Agim Ismaili
Aida Veizaj
Ajas Gjeta
Arben Karkini
Ardian Çipa
Artan Pjetërnikaj
Artan Shkëmbi
Artur Beu
Atnan Shehu
Bardhi Koçi
Blerina Bajollari
Blerta Dervishi
Bujar Madani
Dritan Osmani
Edmond KasmiEduart Merkaj
Endri Hoxha
Enver Levani
Ervin Hodaj
Ervin Hoxha
Gentian Hilla
Gentjan Shehaj
Gjovalin Ulndreaj
Haris Ngjeqari
Ibrahim Disha
Idajet Faskaj
Krenar Ahmeti
Kristaq Dashi
Lindita Nushi
Mimoza Haxhihyseni
Pal Shkambi
Pëllumb Seferi
Petrit Imeraj
Rekela Ismaili
Sabri Hoxha
Saimir Shehri
Xhabir Zejnuni
Ylli Pjetërnikaj
Zef Preçi









































