Pas përfundimit të seancës gjyqësore për 5 të arrestuarit e dyshuar si autorë të pengmarrjes së Jan Prengës, ka folur për mediat babai i Elton Hajrit.
“Dy ditë më parë është prezantuar si djali i Bajram Hajrit, është djali im i Ndriçimit. Ai ka 4 vjet që e ka lënë punën dhe nuk është paraqit asnjëherë atje, tel “Golden”,
Në atë ditë djali ka qenë në Shijak tek shtëpia e tezes së vet. E kanë arrestuar kot fare, vetëm prej mbiemrit. Ngjarja është shumë e rëndë por duhet zbardhur e vërteta, unë drejtësi po kërkoj.
Djali im nuk dilte nga shtëpia, unë isha i kënaqur nëse djali dilte nga shtëpia 30 metra. Ka problemet e veta, nuk del, i ka të gjitha të skaduara, me kartë identiteti, ndaj i ka mbetur edhe letrat e furgonit. Është besimtar, si gjithë të tjerët”, tha Ndriçim Hajri.









































