Google search engine
Home Aktualitet “Gjykata kishte vetëm disa foto të printuara bardh e zi”, avokati i...

“Gjykata kishte vetëm disa foto të printuara bardh e zi”, avokati i Elton Hajrit i kundërvihet trupit gjykues: Nuk dallohej gjë nga pamjet!

0
362

Pasi të arrestuarit u njohën me masën e sigurisë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, avokati i Elton Hajrit, deklaroi sot se prokuroria nuk solli asnjë provë në seancën për caktimin e masës së sigurisë.

Avokati Arbër Hoxha tha se në seancë u sollën vetëm disa foto të printuara bardhë e zi ku nuk dallohej asgjë.

“Në asnjë moment jo dhe gjykata i kishte të printuara në fotografi. Sipas prokurorisë mund të pretendohen shumë gjëra. Fakti që mund të jenë ditën e ngjarjes apo jo në resort nuk provon asgjë. Pamjet filmike ishin të printuara në bardhë e zi e nuk dalloheshin. Prokuroria tha se do i sjellë në një moment të dytë. Por nuk solli asnjë provë, asnjë lloj përgjimi. Sipas prokurorisë kur të zbardhen këto filmime do i vërë në dispozicion gjykatës. Të pandehurit nuk pranuan të kishin lidhje me ndonjë vepër penale”, deklaroi avokati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here