Google search engine
Home Politike Drejtesi Do t’i nënshtrohen rregullave të rrepta/ Mbyllet gara për kreun e BKH,...

Do t’i nënshtrohen rregullave të rrepta/ Mbyllet gara për kreun e BKH, këto janë 40 kandidatët që kanë aplikuar (Zbardhen disa emra, mes tyre edhe 7 gra)

0
310

Mbyllet gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjithsej kanë aplikuar 40 kandidatë.

SPAK gjatë thirrjeve për aplikime të tjera ka theksuar se kandidatët duhet të demonstrojnë lidership, integritet dhe profesionalizëm. Bëhet me dije se të hënën më datën 3 shkurt shpallen emrat e atyre që plotësojnë kriteret.

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë struktura mbështetëse e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që do të hetojë korrupsionin në nivelet më të larta të zyrtarëve, por dhe veprat që janë kryer nga grupet e strukturuara kriminale. Kreu i SPAK Arben Kraja pritet të zgjedhë drejtuesin e BKH, i cili do të ketë “pas vetes” 60 Oficerë të Policsë Gjyqësore (OPGJ) që do të kenë rolin e hetuesve.

Rregullat do të jenë tepër të rrepta dhe për vetë oficerët-hetues që do të bëhen pjesë e BKH pasi dhe ata duhet t’i nënshtrohen verifikimeve ekstra siç është poligrafi ose e njohur si makina e së vërtetës. Në fillim të muajit nëntor të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli njoftimin për aplikime pranë kësaj strukture, por në atë kohë mos-zgjedhja ende e kreut të SPAK e la pezull procesin.

Disa nga kandidatët e parë që kanë aplikuar për kreun e BKH janë:

Adriatik Ago

Agim Ismaili

Aida Veizaj

Ajas Gjeta

Arben Karkini

Ardian Çipa

Artan Pjetërnikaj

Artan Shkëmbi

Artur Beu

Atnan Shehu

Bardhi Koçi

Blerina Bajollari

Blerta Dervishi

Bujar Madani

Dritan Osmani

Edmond Kasmi

Eduart Merkaj

Endri Hoxha

Enver Levani

Ervin Hodaj

Ervin Hoxha

Gentian Hilla

Gentjan Shehaj

Gjovalin Ulndreaj

Haris Ngjeqari

Ibrahim Disha

Idajet Faskaj

Krenar Ahmeti

Kristaq Dashi

Lindita Nushi

Mimoza Haxhihyseni

Pal Shkambi

Pëllumb Seferi

Petrit Imeraj

Rekela Ismaili

Sabri Hoxha

Saimir Shehri

Xhabir Zejnuni

Ylli Pjetërnikaj

Zef Preçi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here