Google search engine
Home Aktualitet Vdekja e mistershme e dy foshnjave në Berat pasi pinë qumësht pluhur,...

Vdekja e mistershme e dy foshnjave në Berat pasi pinë qumësht pluhur, AKU nis hetimet

0
322

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka reaguar mbi rastin e helmimit të dy foshnjeve në qarkun e Beratit, nga qumështi pluhur. AKU informon se ka marrë masa të menjëhershme në bashkëpunim me organet e drejtësisë

Njoftimi i AKU

AKU, në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe shëndetësisë, merr masa të menjëhershme për verifikimin e dyshimit mbi helmimin e foshnjave në Qarkun e Beratit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar rastit mbi dyshimin e helmimit nga qumështi pluhur për bebe, të dy foshnjeve në qarkun e Beratit, informon se ka marrë masa të menjëhershme në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe institucionet e shëndetësisë, megjithëse nuk ka dalë ende ekspertiza mjeko- ligjore.

Janë marrë mostra për analizim të produktit “qumësht pluhur për bebe”, duke përfshirë edhe analizimin e ujit që është përdorur për tretje e produktit, apo edhe rrethana të tjera që organet kompetente po hetojnë.

AKU siguron konsumatorin se produktet e kësaj kategorie në treg kontrollohen dhe janë produkte që vijnë të çertifikuara nga vendet e BE-së, sigurisht që ndiqen nga Operatorët e Biznesit. Ushqimor nën përgjegjësinë kryesore të tyre, edhe nën monitorimin e rreptë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, referuar sistemit RASFF (Sistemi i Informimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) i krijuar nga BE, pas verifikimeve rezultoi se nuk ka pasur asnjë njoftim të kategorisë “Alert” për këto lloj produktesh. AKU, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore për konsumatorin, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për verifikim dhe gjurmimin e rastit, edhe pse ende nuk është shprehur Mjekësia Ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here