Gazetari Basir Çollaku duke folur është për grupet kriminale në Shqipëri, ka komentuar edhe reportazhin e Rai, ku tha se njerëzit që kanë folur janë figura të rëndësishme të antimafias, të cilët e njohin terrenin. Çollaku theksoi se grupet shqiptare nuk punojnë më për mafian italiane, por janë të afta me strukturat e tyre të shkojnë të furnizohen në Kolumbi dhe Ekuador
“Unë prirem të dyshoj edhe për arsye të ndjekjes të asaj që ju thatë. Ka filluar më herët ky transmetim, mbrëmë ka qenë pjesa e dytë. Me shumë gjasë do të zgjasë kjo histori. Edhe më herët njerëzit zyrtarë që kanë folur janë prokurorë të antimafias, pra janë zyrtarë që kanë informacion të marrë në terren.
Çollaku shtoi më tej se për dosjen I84 do të ketë publikime të reja ku janë të përfshirë kryebashkiakë dhe drejtues të administratës.
“Dosja 184 është sa korrupsion, sa krim se janë shumë njerëz brenda, duke nisur nga kryeministri që kërcet në telefon duke pyetur nëse u realizua objektivi. Une them se kjo është një luftë e brendshme brenda mazhorancës. Serveri i përgjimeve është në Prokurori të Përgjithshme edhe ministria e Brendshme ka përfaqësues në këtë tryezë.
“Janë ende shumë emra të tjerë brenda kësaj dosje ende të padalë, të cilët janë kryebashkiakë, drejtues të administratës dhe këtë janë persona që janë të inkriminuasr dhe duhet të lëshojnë karriget, por e kanë marrë si shpërblim këtë detyrë. Prandaj nuk paditi as gazetarin gjerman kryeministri sepse mendohet se do ketë një rrugë ligjore për ta pasur në dorë atë të plotë”, deklaroi gazetari.








































