Policia ka sekuestruar me dhjetëra orë filmime nga kamerat e sigurisë përreth resortit në Shijak ku mendohet se makina tip “Range Rover” ngjyrë e bardhë, bashkë me 4 persona të tjerë kanë marrë peng Jan Prengën.
Ky automjet fillimisht është filmuar në zonën e Laprakës më pas në zonën e resorit në Shijak. Pengmarrja e Jan Prengës ka patur shkak marrjen e kokainës nga vëllai i Prengës dhe mosdorëzimi në destinacionin final.Prokuroria e Tiranës pas një urdhri të marrë nga gjykata ka vënë nën përgjim familjarët e Jan Prengës ku rezulton se vëllai i Jan Prengës Astriti, në një telefonatë me familjarët e tij ku u ka kërkuar këtyre të fundit të mos kenë asnjë lloj bashkëpunimi me policinë e shtetit, të mos komunikojnë me policinë në asnjë lloj momenti.
Sipas përgjimeve ka rezultuar se Astriti u ka thënë familjarëve se e ka dorëzuar sasinë e kokainës në destinacion.Por dyshohet se nga përgjimet gjithashtu mësohet se sasia e kokainës nuk është e plotë pasi bëhet fjalë për një pjesë tjetër edhe më të madhe prej 300 kg kokainë, e cila nuk është dorëzuar ende.
Nga përgjimet mësohet se vëllai i jan Prengës Astriti u ka thënë familjarëve se Jani ndodhet në zonën e resorit dhe është gjallë dhe mirë, por gjithçka është hedhur poshtë nga kamerat e sigurisë.
Sipas filmimeve trupi i Jan Prengës nxirret i zhveshur nga automjeti tip Range Rover dhe më pas futet në një tjetër furgon. Janë parë gjithashtu persona të tjerë me kazma e lopata ku dyshohet se janë përdorur për të varrosur trupin e Jan Prengës.
Dyshimet më të forta burimet policore i kanë për Festim Bexhdilli 30 vjeç i cili dyshohet se është personi që ka varrosur trupin e Jan Prengës.Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim 4 persona të cilët dyshohet se kanë urdhëruar pengmarrjen. Të 4 nuk janë të panjohur por figura të njohura të krimit për policinë shqiptare por jo vetëm.








































