Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror.
Vdekja e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike. Shumë njerëz kanë komentuar në mediat sociale rreth vdekjes së yllit të sportit, duke shprehur ngushëllimet dhe duke ndjerë keqardhje të thellë për humbjen e madhe në botën e sportit.
Por, reperi Silento ka hedhur një deklaratë tronditëse, që nuk është përmendur nga askush deri më tani. Ai ka shkruar në profilin e tij në Twitter, duke rrëfyer se lengjendën e NBA-së e kanë vrarë.
“Vdekja e Kobe Bryant ishte një Vrasje e Planifikuar ashtu siç ata u përpoqën të më merrnin dhe mua jetën. Unë i shpëtova kurthit. Mos i besoni askutj! Është një industri e madhe e pisët,”- është shprehur reperi Silento.
Postimi i tij ka marrë mjaft reagime në rrjete sociale, shumë prej të cilave e kanë tallur reperin për deklaratën e tij të befasishme.









































