Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 62-vjeçarit, Thoma Ruçi në Durrës. Mësohet se ai ra në gropën e ashensorit teksa kishte tentuar të mbrohej nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme që i futi të gjithë në panik.
Bëhet e ditur gjithashtu se brenda kantierit nuk kishte kabinë për rojën dhe as tabelë rreziku. I frikësuar nga tërmeti roja tentoi të mbrohej pranë gropës së ashensorit
Kujtojmë se 62-vjeçari Thoma Ruçi ndërroi jetë dje pasi rreth orës 23:18, gjatë kohës që po ushtronte detyrën si roje pranë këtij objekti.
Më herët u përfol se roja është hedhur nga pallati për shkak të frikës nga tërmeti i djeshëm, por sipas policisë ngjarja ishte aksidentale dhe ndodhi në orën 23:18.
Për këtë ngjarje u vunë në prangat e policisë administratori i firmës së ndërtimit, Ardian Jasmini, 47 vjeç dhe inxhinieri i kësaj firme, Eltion Reveli 43 vjeç. Bëhet me dije se ata rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg për shkelje të rregullave në punë.










































