Google search engine
Home Aktualitet Grabitja e frikshme në Fier/ Dalin pamjet, shikoni si autorët hyjnë brenda...

Grabitja e frikshme në Fier/ Dalin pamjet, shikoni si autorët hyjnë brenda banesës me çadra në duar dhe dalin me çantat plotë (VIDEO)

0
287

Dy ditë më parë në qendër të qytetit të Fierit ndodhi një grabitje ku persona të maskuar kanë vjedhur banesën e një 40-vjeçareje.

Nga kamerat e sigurisëshihen të gjitha lëvizjet e autorëve, që nga momenti kur hyjnë në pallat vetëm me çadra në duar, e deri kur largohen me çanta shpine e dore të mbushura plot me sende të vjedhura.

Siç shihet nga pamjet, grabitësit hyjnë në pallat me çadra, të cilat i mbajnë hapur edhe teksa ngjiten shkallëve, deri te dera e banesës që grabisin, në katin e nëntë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës, kur në banesë nuk ka pasur njeri, dhe pasi grabitësit janë siguruar që e zonja e shtëpisë nuk ndodhej aty, kanë hyrë brenda, duke marrë bizhu dhe para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here