Google search engine
Home Politike Gjon Bruçi dhe Preng Çuni: Çelo Hoxha asnjë dallim nga Agron Tufa,...

Gjon Bruçi dhe Preng Çuni: Çelo Hoxha asnjë dallim nga Agron Tufa, mbeten pinjollë të ballistëve dhe zogistëve, nuk e njollosin dot LANÇ

0
454

Pas marrjes së azilit në Zvicër, ish-kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, ka shpërthyer në sulme dhe akuza kundër Luftës Antifashtiste Nacional-Çlirimtare, por edhe ndaj individëve të caktuar duke i cilësuar si komunistë dhe ish-sigurimsa. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Muharrem Xhafa dhe Odhise Porodini, të cilët në reagimin e tyre për gazetën deklaruan se Tufa po vijon të tregojë që është neoballist dhe i lig. Por pas ikjes së Agron Tufës, në krye të ISKK u vendos Çelo Hoxha, i cili është autori i librit me titull “Krimet e Komunizmit gjatë viteve 1941-1945”, i cili shkaktoi një debat të madh për krimet e komunizmit. Por për Gjon Bruçin dhe Preng Çunin, Çelo Hoxha nuk ka asnjë dallim nga paraardhësi i tij Agron Tufa, duke shtuar se ata mbeten pinjollë të ballistëve dhe zogistëve.

Në një reagim për gazetën “SOT”, Bruçi deklaroi se paraardhësit e tyre ballistë u rreshtuan prej kohësh kundër interesave të kombit, duke njollosur biografinë e tyre. Sipas tij, të gjithë shqiptarët e vërtetë u rreshtuan krah LANÇ në 29 Nëntor 1944 për të çliruar vendin, duke realizuar edhe një revolucion popullor. “Tufa dhe Tufëzinjtë e tjerë të tipit Çelo Hoxha, janë pinjollët më të zhgarravitur të ish ballisto-zogistëve dhe kolaboracionistëve të kohës së Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar. Paraardhësit e tyre, “të vetëquajturit nacionalistë”, në vend që të merrnin pushkën, e të rreshtoheshin në luftën e madhe çlirimtare kundër nazifashizmit që kishte okupuar vendin, dhe në këtë mënyrë të rregullonin disi biografinë e tyre të leckosur ndër shekuj si tradhtarë të interesave të kombit, preferuan më mirë të futeshin në radhët e pushtuesit, t’i bëheshin krah e bashkëpunëtor atij. Shqiptarët e vërtetë, ashtu si gjithë popujt e botës iu bashkuan Aleancës së Madhe të Luftës Kundër nazifashizmit, dhe me 29 Nëntor 1944, jo vetëm çliruan vendin, por realizuan edhe një revolucion popullor, i cili do të siguronte e konsolidonte Lirinë dhe Pavarësinë e Shqipërisë”, tha Gjon Bruçi në reagimin e tij për gazetën.

Njollosja e LANÇ

Më tej Bruçi deklaroi se askush nuk e njollos dot LANÇ, duke shtuar se arritjet e asaj periudhe janë dëshmi e gjallë dhe nuk ka institut apo individ që i vë në dyshim. “Vlerat e LANÇ, kontributet e komandantëve dhe luftëtarëve të kësaj lufte, arritjet madhështore të periudhës socialiste, janë dëshmi të gjalla, që nuk ka Institut në botë që mund t’i vërë në dyshim. Ish-kryetari Tufa, dhe tash zëvendësi i tij Çelo Hoxha, janë vegla qorre në duart e politikës së ditës, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër vetëm vënë në lojë para opinionit ndërkombëtar vendin e tyre, duke nxirë akoma më tej biografinë e zezë që u kanë trashëguar paraardhësit e tyre. Tufa iku dhe mori azil, sepse sipas tij u kërcënua në Shqipëri. Kërcënimi i vetëm që iu bë Tufës, ishte kërcënimi nga e vërteta”, tha Bruçi.

Reagon Preng Çuni

Por kundër kreut të ISKK Çelo Hoxha doli edhe kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë 8 Nëntori, Preng Çuni. Në një reagim për gazetën “SOT”, Çuni deklaroi askush nuk mund të ndryshojë historinë e vërtetë të luftës, duke akuzuar mazhorancën për ngritjen dhe financimin e ISKK. “Sigurisht po të ndjekësh brumbullin rruga e tij do të çoj drejt plehut, ndaj edhe Çelo drejt kësaj rruge është. Në fakt e gjithë rruga e antikomunistëve drejt plehut do t’i çojë skotën e tyre. Këta mjerane akoma nuk e kuptuar thënien e Nolit, i cili u ka thënë të vërtetën se ato tashmë janë të “varrosur sëbashku me fashizmin në një varr”. Ndërkohë që është disi e “çuditshme” që mazhoranca qeverise e “majtë” e ka ngritur në institucion “gërmimin në pleh” për të bërë pis komunistët të cilët historia i ka ngritur në piedestalin e nderit. Tjetër gjë që sot makina e baltës antikomunizmit funksionon si makineri shpifjesh. Por asnjëherë as “Agroni” as “Çelo” i tufës së trumcakëve varrmihës nuk do të mund të ndryshojnë historinë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here