E ndodhur në qytetin e Wuhanit, vendi ku ka shpërthyer koronavirusi, studentja Silva Doçi tha në një intervistë për Fax News se është vazhdimisht në kontakt me ambasadën për tu zhvendosur nga aty.
“Ambasada më është gjendur pranë dhe më ka thënë se do të bëjë të mundur që të më sjellë. Nuk ndodhem tek ajo zona që ka shpërthyer epidemia. Jetoj në universitet. Kemi qendruar në konvikt që të jemi më të sigurtë. Aktivitetin fizik e kemi të kufizuar.
Jam vetëm unë në Ëahan, jam në kontakte me ambasadën. Që kur është mbyllur qyteti, janë mbyllur të gjitha rrugët. Personalisht jam mirë dhe shqiptarët e tjerë që janë këtu janë mirë.Më kanë ofruar ndihmën e tyre dhe po bëjnë çfarë është e mundur.
Për mediat kineze që në ditën kur qyteti është mbyllur të gjitha të dhënat që jepen në internet janë të sakta, pasi është dhënë urdhri që mos të fshihet asnjë e dhënë. Unë jam munduar që ti evitoj lajmet. Familja ime është e shqetësuar, por ajo e di që një lëvizje nuk është diçka që do të arrihet në një ditë apo dy. Ato e dinë që duhet kohë për të lëvizur. Nuk është rasti për tu alarmuar. Ju atje jeni më të alarmuar se ne këtu! Besoj se situata do të përmirësohet dhe do të kontrollohet.”- u shpreh Doçi për Fax News.








































