Kreu i Bashkisë së Hasit, Liman Morina në përgjigje të akuzave të Gazmend Bardhit se ishte kapur me zë dhe figurë duke blerë vota, është shprehur se këto akuza janë të pavërteta.
“Akuzat e PD-së janë të pavërteta. Akuzat e PD-së për vjedhje votash janë shpifje.”, është shprehur ai.
Dy ditë më parë sekretari i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në një intervistë për “Panorama” denoncoi se kryetari i bashkisë Has është kapur me zë dhe figurë duke blerë vota. Ai theksoi se Prokuroria mbylli çështjen me arsyetimin se nuk dëgjohet mirë zëri i personit në video. Bardhi shtoi më tej se 10 zyrtarë të tjerë të PS nën hetim nga Partia Demokratike, ndërsa shtoi se qeveria po ndjek strategji për t’i mbajtur në detyrë.









































