Google search engine
Home Aktualitet “Do të vras”, gruaja telefonon e alarmuar policinë, efektivët shkojnë me urgjencë...

“Do të vras”, gruaja telefonon e alarmuar policinë, efektivët shkojnë me urgjencë dhe parandalojnë tragjedinë në Lezhë/ Arrestohet bashkëshorti, ajo që i gjetën në banesë ‘e fundosi’ fare

0
322

Është parandaluar një krim i rëndë brenda familjes falë reagimit në kohë të policisë.

Policia ka ndërhyrë dhe ka vënë në pranga në kohë një person që ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L.,54 vjeç, banues në Dragushë, Lezhë

Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit B.L., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete, në banesë apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim deri në 7 vjet.

“Do të vras”, gruaja telefonon e alarmuar policinë,


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here