Google search engine
Home Aktualitet DETAJE/ Në vrasjen e Jan Prengën morën pjesë tre grupe kriminale, Policia...

DETAJE/ Në vrasjen e Jan Prengën morën pjesë tre grupe kriminale, Policia ‘blindon’ Shkodrën/ Çfarë fshihet pas ‘luftës’ për kokainën?

0
286

anë zbardhur të tjera detaje nga vrasja makabre e 49-vjeçarit Jan Prenga, pasi u mor peng dhe u dhunua barbarisht. Bëhet me dije se për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës kanë vepruar tre grupe kriminale në Vlorë, Shijak dhe Shkodër.

Lidhur me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjera, 4 prej të cilëve janë në kërkim policor, ndërsa personi i pestë me inicialet D. R. ndodhet në një burg jashtë Shqipërisë.

Mësohet se aktualisht policia ka “blinduar” Shkodrën dhe po kërkon tre prej personave, që dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e Prengës. Të tre këto grupe kriminale kishin interesa të kokainës dhe së bashku kanë vepruar për t’i bërë presion personave që nuk kanë bërë dorëzimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here