Vetëm pak minuta më parë kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me video-skandalin ku ai shihej duke pirë kokainë.
Mësohet se ai është shoqëruar nga avokati Bledar Meminaj.
Vetë Lefter Alla është shprehur se ky ishte një video-montazh për ta sulmuar atë politikisht, dhe se ai nuk ka lidhje me përdorimin e drogës.
Disa ditë më parë, Alla gjithashtu ka paditur ish deputetin e PD Ervin Salianji.
Kjo çështje është marrë në dorëzim nga SPAK, e cila pasi të shqyrtojë faktet e paraqitura do të marri një vendim.











































