Google search engine
Home Aktualitet A do ketë lëkundje të tjera tërmeti? Sizmiologu i njohur shqiptar jep...

A do ketë lëkundje të tjera tërmeti? Sizmiologu i njohur shqiptar jep informacionin e rëndësishëm (Zbulon edhe arsyen pse nuk përputhet magnituda e ESCM me atë të IGJEUM)

0
243

Mbrëmjen e djeshme, në orën 21:15, përjetuam ankthin dhe frikën e tërmetit me magnitudë 4.9 që goditi vendin dhe që u ndje kryesisht në Tiranë e Durrës.

Ndërkaq sizmiologu Rexhep Koçi ka dhënë shpjegime lidhur me faktin që agjencitë europiane thanë se tërmeti ishte 5.5 e ndërsa IGJEUM tha se ishte 4.9 rihter.

“Çdo institucion ka ato praktikat e veta dhe njësinë e vet, varet se kujt magnitude i referohen. Ne në Shqipëri i vlerësojmë me magnitudë lokale. Do ishte mirë që çdo njeri që jeton në republikën tonë t’i referohej IGJEUM”, tha sizmiologu Koçi në Ora Neës.

Pyetur nëse do të kemi të tjera goditje tërmeti si ajo e mbrëmshmja, sizmiologu u përgjigj:

“Periudha pastërmetore ka shumë faktorë por më kryesore është ngjarja sizimike. Sa më e madhe të jetë një ngjarje sizmike siç ishte ajo e 26 nëntorit, aq e gjatë do jetë periudha pastërmetore. Do zgjasë disa kohë, por aktiviteti sizmik do jetë në rënie pavarësisht se mund të ketë ndonjë periodë që mund të ketë me magnitudë më të lartë siç ishte dje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here