Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Korçë, në afërsi të Pazarit, ku një tregtar ambulant, është gjetur i shtrirë përtokë i pajetë dhe i mbuluar në gjak. Viktima, Dashnor Osmani, është qëlluar me sëpatë, dhe është hedhur në rrugë, duke ndërruar jetë menjëherë për shkak të gjakderdhjes.
Zbardhet dëshmia e dhënë në polici të personit të arrestuar për vrasjen në Korçë.
Zamir Topi ka deklaruar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një sherr me Dashnor Osmanin për varrin e nënës. Autori pretendonte se Topi, i cili shiste banane në zonën e Pazarit të Korçës, i ka dëmtuar varrin e nënës.
Topi dhe Osmani kanë varrosur në 2014 në Korçë të afërmit pranë njëri-tjetrit, dhe autori i krimit kishte ngritur pretendimet se Dashnor Osmani i kishte dëmtuar rëndë varrin e nënës së tij. Zamir Topi ka pohuar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t’i rregullonte varrin e nënës. Mes Osmanit dhe Topit, ka pasur konflikt të vazhdueshëm për këtë çështje.
Gjatë marjes në pyetje mësohet se Topi ka shfaqur pendesë për krimin.








































