Një ngjarje e rëndë u shënua në botën e sportit, ku humbi jetën Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna së bashku me 7 anëtarë të tjerë në bord.
Shpërthimi i helikopterit ishte shumë i fuqishëm dhe gjetja dhe identifikimi i trupave është tejet e vështirë. Ende tre trupa janë të paidentifikuar, autoritetet bëjnë me dije për “Los Angeles Times” se procesi mund të zgjasë për disa ditë.
Autoritet amerikane bëjnë me dije që nxjerrja e trupave nga rrënojat mund të kërkojë disa ditë kohë si pasojë e terrenit të vështirë, ndërsa në vendngjarje është vendosur perimetri i sigurisë dhe monitorohet nga policia.
Së fundmi tabloidi britanik “Daily Mail” ka zbardhur një pjesë të rrëfimit të hetuesve që ndodhen në vendin e ngjarjen.
“Një copë bishti është poshtë kodrës” tha ajo. “Trupi i helikopterit është në anën tjetër të asaj kodre pasi shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. Kurse një pjesë tjetër është rreth 100 metra distancë”.
Hetuesit e NTSB shkuan në vendin e përplasjes në Calabasas të hënën për të mbledhur prova ku bëhet me dije që helikopteri pas shpërthimit është shpërndarë në disa copa.
“Fusha e mbetjeve të helikopterit është mjaft e gjerë”, tha Homendy.

































