Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Korçës, ku 50 -vjeçari Dashnor Osmani u qëllua për vdekje disa herë me sëpatë në mes të pazarit. Ai shiste banane, ku sot u masakrua nga fqinji i tij, Zamir Topi në sy të gruas dhe vajzës së tij.
Viktima jetonte në fshatin Pocestë dhe me autorin kishte konflikte për një vend varri.
Mirëpo, pak pas krimit ka dalë edhe fotoja e viktimës, por ditën e sotme ai ishte i mbuluar në gjak pasi u qëllua disa herë me sëpatë. Banorët e zonës e cilësojnë Osmanin si njeri të qetë dhe mjaft punëtor.









































