Gazetarja Rudina Xhunga ka komentuar ngjarjen më të bujshme të vrasjes kriminale e 49-vjeçarit Jan Prenga, pasi u mor peng dhe u dhunua barbarisht, më 17 janar, në Kamëz.
Referuar faktit se Prenga ishte vrarë pasi vëllai i tij trafikant nuk kishte dorëzuar 300 kg kokainë te banda kriminale, gazetarja tha se shqiptarët u japin anglezëve kokainën më të pastër.
“Po ndiqja lajmet, që fillonin me këtë ngjarje. Detajet flisnin për kokainën e pa dorëzuar nga i vëllai. Ai është rrahur e dhunuar në furgon dhe ka vdekur. Ai është vrarë pa shkak, sepse familjarët e tij janë përfshirë në drogë. Nuk mund të thuash ‘hëngshin kokat’, se po hanë edhe kokat tona. Në mendje na vjen shprehja “Djajtë” kanë dalë nga shishja, kush do t’i ndalë ato? Ne kemi pasur ’97-ën, nuk harrohet, kanë ndodhur çudira në këtë vend dhe mund të ndodhin sërish. Nuk më pëlqen të flas për krimin, e urrej krimin. Një pjesë e madhe e shqiptarëve që kanë dalë jashtë shtetit janë të kërkuar, pa dokumente, me probleme, të botës së nëndheshme, që iu japin anglezëve kokainë më të pastër. Shqiptarët kanë kokainën më të pastër, kështu që ka shumë probleme”, deklaroi Xhunga.







































