Pengmarrje si nëpër filma/ Dalin detajet e rënda se çfarë fiksuan kamerat brenda resortit luksoz të vëllezërve në Shijak dhe si e zbuloi policia vdekjen e Jak Prengës

0
295

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrëmbimi mafioz i 49- vjeçarit Jak Prenga në 17 janar në Kamëz. Vetëm pak minuta më parë policia nëpërmjet një njoftimi për mediat bëri të ditur se Prenga ka ndërruar jetë gjatë rrëmbimit pasi kishte humbur shumë gjak nga plagët që autorët i kishin shkaktuar.

Mirëpo News24 nxjerr në pah detaje të reja nga ngjarja tronditëse. Sipas tyre policia ka sekuestruar gjatë aksionit kamerat e sigurisë, prej ku ka parë se nga automjeti me ngjyrë të bardhë tip “Benz”, me të cilin është kryer pengmarrja, ka dalë një trup i pajetë.

Pak minuta më vonë, mjeti është larguar nga kompleksi “Golden” dhe kur është kthyer nuk ka qenë pengu, por vetëm autorët e krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here