Një virus që po merr përmasa alarmante ka izoluar të gjithë Kinën, por jo vetëm. Deri tani numërohen qindra personave që ju kanë marrë jetën dhe mijëra të tjerë raportohen të infektuar.
Së fundmi në rrjet po qarkullon një film me metrazh të shkurtër, ku shfaqet një person ‘i prekur’ nga virusi. Në këtë film tregohen pamje që nga infektimi i personit dhe deri tek vdekja e tij, gjithçka ndodh në pak ditë. Fillimisht tek personi shfaqen simptoma si kollë, temperaturë e këputje. Gjendja e tij vjen duke u përkeqësuar deri sa ndërron jetë. Madje edhe nga sytë i del gjak.
Virusi i ri vdekjeprurës në Kinë u ka marrë jetën brenda një jave 107 personave, ndërsa reth 4500 të tjerë janë të prekur dhe po marrin trajtimin e duhur, por 125 nga të infektuarit janë në gjendje kritike. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Por, ndërkohë kanë qarkulluar disa versione ku mendohet se virusi është krijuar në një laborator ushtarak në Whan.








































