Policia ka dhënë detajet zyrtare për ngjarjen e rëndë të pengmarrjes në Kamëz, të Jak Prengës. Mësohet se 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng.
Rrëmbyesit janë kujdesur për ta fshehur trupin e viktimës, ndërsa në zonën e Shijakut, Policia ka nisur punën për gjetjen e kufomës. Mësohet se rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe.
Por kush është Jani Prenga? Pengu i marrë 11 ditë më parë në qytetin e Kamzës. 49-vjeçari është babai i 5 fëmijëve dhe ka 4 vëllëzër, njëri prej të cilëve është bërë shkak edhe për pengmarrjen e tij. Gjithashtu mësohet se Prenga jetonte prej vitesh në zonën e Bathores.
Prenga hoqi ‘kusuret’ e të vëllai, i cili kishte rolin e korrierit për grupin në Mbretërinë e Bashkuar. Pengmarrësit donin t’i bënin presion, pasi ai nuk kishte dërguar në destinacion 50-60 kg kokainë.









































