Google search engine
Home Aktualitet Ngjarja makabre trondit opinionin, kush është shitësi i bananeve që u vra...

Ngjarja makabre trondit opinionin, kush është shitësi i bananeve që u vra me sëpatë, vinte çdo ditë nga fshati në Korçë, a ka pasur njohje të mëparshme me autorin

0
264

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Korçë, në afërsi të Pazarit, ku një tregtar ambulant, është gjetur i shtrirë përtokë i pajetë dhe i mbuluar në gjak. Viktima, Dashnor Osmani, është qëlluar me sëpatë, dhe është hedhur në rrugë, duke ndërruar jetë menjëherë për shkak të gjakderdhjes.

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja makabre, ku pas një konflikti për motive të dobëta, u vra me sëpatë 50-vjeçari, Dashnor Osmani.

Osmani, shitës ambulant bananesh vinte çdo ditë nga fshati Pocestë drejt Pazarit në Korçë, për të fituar bukën e gojës, ndërkohë që njerëz që e njohin viktimën nga afër, se nuk ka patur më herët probleme me ligjin. 

Viktima dhe autori, Zamir Topi, nuk raportohen të kenë patur njohje të mëparshme, por një konflikt i çastit, ka sjellë edhe krimin makabër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here