Lidhja e shumëpërfolur mes ish-banores së Big Brother dhe boksierit, reagon për herë të parë Kristi Prenga: Mirë që ua paska konfirmuar juve!

0
286

Kampioni i Kick- Boxit, Krist Prenga ka reaguar për herë të parë, pas lajmit që u përhap me shpejtësi në median rozë, për një lidhje me ish-banoren e Big Brother, Rike Roçin.

Postimi i Krist Prengës.

“Mirë që jau paska konfirmu juve se mua akoma s’më ka konfirmu asigja. Vërtet jeni njerëz të çuditshëm, njerëz të ligë. S’keni ça me ba edhe merreni kot me njerëzit. Po pyetni njëherë përpara se ta bëni lajmin, sepse s’ja keni idenë fare se çfarë kam unë me atë ose kush do që të ishte në vendin e Rikes, hall me dal edhe me shoqe ose shok se na martoni direkt ju. Turp t’ju vijë,”– shkruan Krist Prenga në rrjete sociale.

Disa ditë më parë në media qarkulloi lajmi se ish-banorja shumë e përfolur e Big Brother, Rike Roçi dhe boksieri, Krist Prenga ishin në një histori dashurie. Kjo pas një urimi special, që Rikja bëri në rrjete sociale, ku shfaqej përqafuar me Prengën dhe i thonte hapur: Ta du shpirtin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here