Kryetari i Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, Dritan Banushi është konfirmuar në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) pas shqyrtimit të fakteve të mbledhura për Banushin vendosi konfirmimin në detyrë të kryetarit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi.
KPK konstatoi disa probleme për Banushin por kryetari i Gjykatës së Apelit i kundërshtoi gjetjet e KPK-së për sa i përket pasurisë duke dhënë shpjegime për pronat e paluajtshme, vërtetësinë e deklarimeve për personat e lidhur dhe duke paraqitur një analizë financiare të përpiluar nga një ekspert i jashtëm për të hedhur poshtë bilancin negativ të KPK-së.
Kryetari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi u përball të hënën më 27 janar me procesin e vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.









































