Google search engine
Home Aktualitet Anila Hoxha zbardh detajet e forta se përse ndodhi pengmarrja në Kamëz:...

Anila Hoxha zbardh detajet e forta se përse ndodhi pengmarrja në Kamëz: Makina i përkiste një këngëtareje të njohur

0
281

Jakë (Jani) Prenga, i marrë peng para 11 ditësh në Kamëz ka vdekur. Lajmi është konfirmuar nga Policia, e cila ka dhënë detaje nga operacioni “Resorti”, i cili u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. Mësohet se 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra dhe gjakderdhjes që ka pësuar prej tyre ka ndërruar jetë rrugës për në resortin e Altin Hajrit, aty ku edhe do mbahej peng.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se autoritet shqiptare besojnë se për zhdukjen e e tij fshihet një organizatë e fuqishme kriminale qe ka veprimtari në Angli, disa shtete të BE dhe Ekuador e Shqipëri.

Rrëmbimi i Jak Prengës mësohet se është bërë më automjet të vjedhur po ashtu dhe me targa të tilla, që i përket një këngëtareje të njohur.

Mësohet se në hetimin e çështjes janë përfshirë edhe autoritet britanike .

Raportohet se vëllai i viktimës me iniciale A.P është pritur që të dorëzojë për të dorëzuar sasinë e drogës, kokainë por nuk ka ndodhur kështu.

Ai e ka nxjerrë sasinë prej 280 kg kokainë nga porti por nuk e ka dorëzuar atë te porositësit në Angli , prandaj duket se kjo është arsyeja që ky grup kriminal është hakmarrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here