Google search engine
Home Politike A do ta lërë mandatin e deputetit pas kalimit tek LSI? Gjetan...

A do ta lërë mandatin e deputetit pas kalimit tek LSI? Gjetan Gjetani bën deklaratën që nuk pritej

0
291

Deputeti Gjetan Gjetani u është bashkuar strukturave të LSI-së në Lezhë pak ditë më parë në një takim ku ishte prezente edhe vetë kryetarja, Monika Kryemadhi.

Gjetani i është përgjigjur interesit për të ditur nëse do ti bashkohet vendimit të grupit të LSI-së për ta lënë mandatin e deputetit apo do të vijojë të qëndrojë në Kuvend.

Deputeti tha se të ishte në dorën e tij nuk do ta braktiste mandatin por theksoi se, ky është një vendim që do ta merrte për të kryesia e partisë ku tashmë ka zgjedhur të aderojë.

 “Po të më pyesin mua nuk e lë mandatin, por ky është një vendim që do të merret nga kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është kryesia e LSI ajo që do të vendosë për mandatin tim të deputetit nëse duhet ta mbaj apo jo. Rama nuk ka investuar në zonën e Kurbinit, vendimin për t’iu bashkuar LSI-së e mora pas tërmetit të 26 Nëntorit, aty nisën edhe konfliktet e mia me kryyeministrin”, tha Gjetani në Fax News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here