Detaje të reja kanë dalë për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz. Prenga u rrëmbye në Kamëz mesditën e 17 Janarit. Rrëmbimi i tij lidhet me të kaluarën e të vëllait, pasi dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës, më konkretisht për mosdorëzimin e një sasie prej rreth 16 kg kokainë.
Pikërisht për këtë ngjarje, RENEA zbarkoi në Shijak, në kompleksin e vëllezërve Hajri, ku dyshohet se mbahet Jan Prenga.
Nga operacioni u sekuestrua një armë zjarri dhe janë shoqëruar në polici dy persona.
































