Google search engine
Home Bota Pas rrëzimit të një avioni me 83 pasagjerë, një tjetër aeroplan me...

Pas rrëzimit të një avioni me 83 pasagjerë, një tjetër aeroplan me 135 persona pëson defekt në motor, bën ulje emergjente

0
346

Në aeroportin Mahshahr, në rajonin qendror-perëndimor të Iranit, një aeroplan i nisur nga Teherani, bëri ulje emergjente të detyruar për shkak të një avarie në motor.

135 pasagjerët e avionit nuk patën dëmtime 

Televizioni shtetëror iranian raportoi se piloti kreu me vonesë manovrat e zbritjes dhe kjo bëri që avioni të përfundonte jashtë piste, ndërsa nga pamjet u pa që rrotat nuk ishin plotësisht të dala, për të bërë të mundur zbritjen.

Në aeroportin e kryeqytetit dy avionë të tjerë u detyruan të ktheheshin sërish në pistë pas ngritjes për shkak të problemeve teknike.

Sipas njoftimeve të mediave, defektet e shpeshta të flotës së pasagjerëve iranianë janë shkaktuar pjesërisht nga sanksionet e SHBA-së që i bëjnë më të vështira aktivitetet e mirëmbajtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here