Google search engine
Home Politike Nëse nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pas 15 marsit, numri...

Nëse nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pas 15 marsit, numri 2 i PD tregon lëvizjen ‘rezervë’ që po përgatit opozita

0
287

Numri dy i PD, Edmond Spaho, i pranishëm në një aktivitet të organizuar me rastin e 29-vjetorit të krijimit të PD në Mirditë ka lëshuar një paralajmërim të fortë.

Spaho u shpreh se nëse nuk do të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore pas miratimit të reformës zgjedhore, opozita do t’iu rikthehet protestave masive.

Sipas Spahos opozita është e angazhuar për të miratuar reformën zgjedhore brenda 15 marsit.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike u shprehën se rruga e vetme për të rrëzuar Edi Ramën është përmes bashkimit dhe qëndresës.

29-vjetori i Partisë Demokratike në Mirditë bëri bashkë themelues, kontribuues e anëtar7 të kësaj force politike, ndërsa u kërkua angazhim maksimal i strukturave për tu përgatitur për zgjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here