Google search engine
Home Politike Drejtesi KLP komandon 5 drejtues prokurorish në rrethe, kush do e drejtojë Shkodrën,...

KLP komandon 5 drejtues prokurorish në rrethe, kush do e drejtojë Shkodrën, Durrësin, Përmetin, Sarandën dhe Vlorën (Zbardhen emrat)

0
372

KLP ka miratuar sot projekt-aktet për delegimin e 5 prokurorëve si drejtues të Prokurorive në rrethe.

Më saktë Brahim Dragoshi është komanduar si drejtues i Prokurorisë së Apelit Shkodër. Lorenc Mërkuri komandohet drejtues i Prokururorisë Sarandë. Erion Çela komandohet drejtues i Prokurorisë Vlorë. Ludovik Doda komandohet drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës dhe Asllan Bajramaj drejtues i Prokurorisë Përmet.

Gjithashtu Lazër Çardaku dhe te Afredita Ndoi janë komanduar prokurorë respektivisht në Prokuroritë e Apelit të Shkodrës dhe Apelit të Durrësit.

NJOFTIMI I KLP

Miratohet me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Brahim Dragjoshi në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Miratohet me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Albert Murçaj në pozicionin e Drejtuesit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër” nga 27.01.2020 deri me 26.04.2020.

Miratohet me shumicë votash projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Lorenc Mërkuri në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Miratohet unanimisht projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Erion Çela në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Miratohet me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Ludovik Doda në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Miratohet  projektakti “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit Lazër Çardaku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Miratohet me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Afredita Ndoi në pozicionin e prokurorit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Miratohet unanimisht projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Asllan Bajramaj në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

Miratohet me me 7 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm  në pozicionin e prokurorit të Ylli Pjetërnikaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here