Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku një shqiptar është ekzekutuar me plumb përpara derës së shtëpisë, bëhet fjalë për 45-vjeçarin shqiptar Gentian Kasa.
Mësohet se në drejtim të Kasës u gjuajt me 4 plumba, nga të cilat një e zuri në kokë dhe tjetri në gjoks. Mediat italiane shkruajnë se ai ishte një person me precedentë penalë. Dyshohet se kjo ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh midis klaneve shqiptare të drogës, për trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Të tjera detaje janë zbardhur, për mediet italiane ka folur gruaja e 45-vjeçarit e cila është shprehur ai donte të bënte një jetë të re, ndryshe nga e kaluara e tij. Ajo më tej ka treguar se e ka gjetur burrin e gjakosur në rrugë para banesës së saj.
“Burri im dëshironte të bënte një jetë të re. Ai ishte punëtor, ai kishte një precedent por ai donte të niste nga e para”, kështu është shprehur ajo para autoriteteve italiane.
































