Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku një shqiptar është ekzekutuar me plumb përpara derës së shtëpisë, bëhet fjalë për 45-vjeçarin shqiptar Gentian Kasa.
Mësohet se në drejtim të Kasës u gjuajt me 4 plumba, nga të cilat një e zuri në kokë dhe tjetri në gjoks. Mediat italiane shkruajnë se ai ishte një person me precedentë penalë. Dyshohet se kjo ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh midis klaneve shqiptare të drogës, për trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Il Messagerro shkruan se bëhet fjalë se ngjarja është një akt i mafies shqiptare, që ka zënë rrënjë në disa lagje romane: Ponte Milvio, Primavalle, Ostia, San Basilio. Gentian Kasa ishte në përfundim të një dënimi për drogë dhe gjykata i kishte dhënë pjesërisht lirinë. Burimi: ilmesagerro.it