E gjithë bota e sportit në zi / Zbardhen viktimat e aksidentit ajror, kush ishte ‘BLACK MAMBA’, legjenda brenda dhe jashtë fushës së basketbollit (Çmimet dhe rekordet e pafundme)

0
340

E gjithë bota e sportit është në zi për largimin nga jeta  të legjendës së basketbollit amerikan Kobe Bryant që humbi jetën në një aksident me helikopter bashkë me vajzën e tij Gianna Bryant dhe 7 persona të tjerë. 

Helikopteri i Bryant ishte ngritur në fluturim rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale dhe ishte vënë re edhe moti i keq rreth zonës së fluturimit. Rreth 40 minuta më vonë  helikopteri është gjetur përballë një kodre me lartësi rreth 500 metra dhe piloti është munduar të fitojë menjëherë lartësi por nuk ka mundur duke u përplasur.

9 janë personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të cilët janë identifikuar të gjithë me përjashtim të pilotit.

Viktima të aksidentit mbetën Kobe Bryant 41 vjeç dhe vajza e tij 13 vjeçare Gianna. Mes viktimave është John Altobelli ish-lojtar dhe tashmë trajner bejzbolli. Në helikopter ishin edhe bashkëshortja e Altobellit, Keri dhe vajza e tij 13 vjeçare Alyssa Altobelli.

Christina Mauser trajnere basketbolli ishte mes viktimave. Ajo la pas bashkëshortin dhe fëmijet dhe ishte trajnere e vajzës së Kobe Bryant.

Tjetër viktimë e aksidentit mbeti edhe Payton Chester shoqe në ekipin e basketbollit ku bënte pjesë vajza e legjendës së basketbollit dhe Sarah Chester e ëma e Payton. I vetmi që nuk është identifikuar ende është piloti.

Aksidenti tragjik që i morri jetën Kobe Bryant, identifikohen 9 viktimat:

Kobe Bryant

Gianna Bryant

John Altobelli

Keri Altobelli

Alyssa Altobelli

Christina Mauser

Payton Chester

Sarah Chester

Piloti , ende i paidentifikuar

Por kush ishte Kobe Bryant, si nisi karriera e tij dhe triumfet e djaloshit që e bënë një nga të mëdhenjtë e basketbollit, deri te ndarja e parakohshme nga jeta.

Kobe u lind në Filadelfia, në një familje që kishte pasion basketbollin. Ai ishte djali më i vogël pas dy motrave, me të atin basketbollist Joe Bryant dhe nënën Pamela Cox Bryant.

E gjithë bota e sportit në zi / Zbardhen viktimat e aksidentit ajror,

Emri i tij vjen nga ushqimi që shërbente një restorant japonez, pasi prindërit e tij e pëlqenin shumë. “Beef of Kobe”, quhej pjata e preferuar e prindërve, ndërsa Kobe do të quhej djaloshi i artë që do të shkruante historinë e basketbollit.

Kobe filloi të luante basketboll që në moshën 3 vjeçare, me Lakersat si ekip të preferuar..

Karrierën e tij e nisi me ekipet amatore të shkollave, duke u vënë re mbi të gjithë, ndërsa në vitin 1995 do të fitonte edhe çmimin MVP, si lojtari më i mirë i kampionatit.

Në vitin 1996 do të vinte edhe përfshirja e tij në skenën gjigande të NBA, ku u zgjodh nga skuadra e Los Angeles Lakers si pjesë e saj, në të njëjtin vit ku Lakersat morën edhe Shaquille O’Neal.

E gjithë bota e sportit në zi / Zbardhen viktimat e aksidentit ajror,

Ai u bë lojtari më i ri që debutonte në NBA, vetëm 18 vjeç e 72 ditë.

Pas paraqitjeve të mira që në fillimet e tij, ai krahasohej me Michael Jordan dhe Magic Johnson.

Pas ardhjes në krye të ekipit të trajnerit Phil Jackson,  Kobe filloi të shkëlqente.

Lakersat fituan kampionatin për 3 vite rresht , 2000-2002,  të udhëhequr nga Kobe dhe O’Neal.

Gjatë sezonit 2003-2004 Kobe humbi disa ndeshje të kampionatit, pasi u akuzua për ngacmim seksual, akuza të cilat nuk u provuan kurrë.

Në 22 janar 2006, në ndeshjen kundër Toronti Raptors, Kobe Bryant shënoi 81 pikë, shifra e dytë në histori të basketbollit gjatë një ndeshje.

Në vitin 2007 u bë lojtari më i ri që arrinte të shënonte 20.000 pikë, ndërsa në vitin 2011 arriti shifrën e 26.000 pikëve si lojtari më i ri, raporton newsbomb.al.

Në 29 nëntor 2015 Kobe Bryant deklaroi se në fund të sezonit do të tërhiqej nga basketbolli, pas dëmtimeve që nuk e lejonin të shprehtë maksimumin e tij.

Në poemën e tij “Dear Basketball”, që më pas u bë film dhe fitoi çmimin OSCAR si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër, Kobe shprehte dashurinë e madhe për basketbollin.

E gjithë bota e sportit në zi / Zbardhen viktimat e aksidentit ajror,

I njohur me nofkën “BLACK MAMBA”, një lloj gjarpëri shumë i shpejtë dhe vdekjeprurës, Kobe u bë idhulli i milionave fëmijëve në gjithë botën,

Gjithmonë i qeshur, motivues dhe karizmatik Kobe do të mbahet mend si një nga më të mëdhenjtë e basketbollit, me 33.643 pikë të shënuara dhe 6306 asiste, i zgjedur 2 herë si MVP i finaleve të NBA.

Çmimet dhe rekordet

5 herë kampion i NBA
2 herë MVP i finaleve të NBA
1 herë Lojtari më i mirë i NBA
18 herë i zgjedhur në ndeshjen All Star Game
4 herë MVP i All Star Game
2 herë shënuesi më i mirë i NBA
2 herë fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike
Kobe fitoi shumë trofe dhe çmime, por më e rëndësishmja fitoi zemrat e miliona njerëzve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here