Ish-kreu i Burgjeve Arben Çuko ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Tiranës. Këtë vendim ka marrë sot gjyqtari Sokol Toma, për ish-deputetine PS-së, pasi është shprehur se Prokuroria nuk solli prova që lidhin Çukon me korrupsionin në burgje. “Prokuroria nuk solli prova që lidh Çukon me korrupsionin në burgje.”, është gjyqtari në në seancën e sotme.
Pak muaj më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë për ish-deputetin nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, ndërsa tashmë gjykata ka rrëzuar akuzat për korrupsion, duke lënë vetëm akuzën e moskallëzimit të krimit.
Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë në kuadër të operacionit “VOL-VO4”, në 18 tetor 2018, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339.
Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.









































